Pas masakrave në Bucha dhe Borodyanka si dhe sulmit me raketa në stacionin e trenit, dhjetëra civilë janë gjetur të vrarë në një tjetër varr masiv pranë Kievit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Forcat ukrainase të sigurisë, kanë zbuluar një varrezë tjetër masive në Buzova, ku janë gjetur dhjetëra trupa të pajetë. Ende nuk dihet numri i viktimave brenda tij, por autoritetet po dokumentojnë ngjarjen, për të denoncuar më pas këto krime lufte.
Sipas kryebashkiakut të Dmytrivka, varreza masive u gjet shumë pranë një stacioni shërbimi në Buzova.





