Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, pretendon se nëse Kryeministri i Kosovës do të ndalonte siç e quan ai politikën e tij destabilizuese në raport me Ballkanin Perëndimor, atëherë i gjithë rajoni do të jetë i qetë.

Dodik, si një ultra-nacionalist i përbetuar dhe armik i vlerave perëndimore, i pyetur nga agjencia e lajmeve Srna – medium nga Republika Srpska në BeH- për të komentuar deklaratën e Kurtit se “entiteti serb në BeH është një kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë se “nga një kryeministër i ‘rremë’ i një ‘shteti të rremë’, nuk mund të pritet diçka tjetër”.

Dodik madje Kurtin e ka cilësuar si një politikan i cili nuk respekton marrëveshjet dhe destabilizon Veriun e Kosovës.

“Ai po i jep vetës të drejtën të mbajë ligjërata për rajonin dhe po guxon të komentojë situatën në Republikën Srpska do të ishte e udhës të koncentrohej te statusi i Kosovës”, ka thënë Dodik.

 

Lexo po ashtu:  EKSKLUZIVE! URIME KOSOVË! U arrit marrëveshja "Qeveria Kurti" - Kryeminitri i Kosovës është Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *