Kastrati Group, grupi më i madh në vend ka hyrë dhe në tregun mediatik, përmes blerjes së 60% të aksioneve të Euronews Albania.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania në një njoftim për shtyp:
“Kastrati Group është bërë sot zyrtarisht pjesë e Intermedia Group me 60 % të aksioneve ndërsa 40 % të aksioneve i mbetet Z. Theodhori Çami. Kompania e njohur për suksesin e saj në investime në fusha të ndryshme e ka shtrirë ambicien e saj dhe në tregun mediatik duke u bërë zotëruese e aksioneve të një prej televizioneve më të suksesshme në Shqipëri.
Shefqet Kastrati është shumë i njohur për favoret politike që ka marrë, ku për shembull konçensionari i mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit është një kontratë që parashikon se nëse kompania e Kastratit del me humbje ose nën normën e parashikuar të fitimit, shteti do e kompensojë nga paraja publike.
Tani, përveç mbrojtjes nga Qeveria e Shqipërisë, Kastrati do ketë dhe mediumin e tij personal, njejtë si shumë nga shokët e tij oligarkë.
Më herët edhe Grupi Balfin, i oligarkut Samir Mane, i dyti më i madh në vend hyri në tregun mediatik, përmes blerjes së 100% të aksioneve të televizionit me profil ekonomik, Scan TV.