Algjeria do të kalojë Rusinë si furnizuesi më i madh i gazit në Itali, falë një marrëveshjeje të arritur të hënën nga kryeministri italian Mario Draghi. Në këtë mënyrë, Roma bë hapin e parë konkret për t’u shkëputur nga gazi rus.

Rusia furnizon rreth 40 për qind të gazit natyror të Italisë.

Megjithëse Draghi është shumë i përkushtuar ndaj rolit të Italisë si aleat i ngushtë i SHBA-së në NATO, mbështetja e gjatë e Romës tek Rusia për hidrokarburet ia ka lidhur duart e Italisë kur bëhet fjalë për kundërmasat ekonomike kundër Presidentit Vladimir Putin.

“Kjo marrëveshje është një përgjigje e rëndësishme ndaj këtij objektivi strategjik. Do të ketë të tjerë”, tha Draghi pas takimit me presidentin algjerian, Abdelmadjid Tebboune.

Sipas marrëveshjes mes Sonatrach të Algjerisë dhe Eni të Italisë, Algjeria do të dërgojë 9 miliardë metra kub gaz shtesë në Itali deri në vitin e ardhshëm dhe në 2024.

Në vitin 2021, Italia importoi afërsisht 29 bcm gaz nga Rusia dhe 22.5 bcm nga Algjeria, sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Italisë. Nëse marrëveshja mbahet, Algjeria do të zëvendësojë Rusinë si burimi kryesor i gazit të Italisë deri në vitin e ardhshëm.

Lexo po ashtu:  Mbi 10 milionë ukrainas të zhvendosur

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio dhe shefi i Eni-t, Claudio Descalzi, kanë nisur ndërkohë përpjekjet diplomatike, duke vizituar prodhuesit e gazit Azerbajxhan, Mozambikun, Republikën e Kongos, Katarin, Angolën dhe Algjerinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *