Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Europian. Deklaratën, Kurti e bëri ditën e sotme në seancën parlamentare të Kosovës.

Ai u shpreh se Kosova do të aplikojë edhe në organizata të tjera ndërkombëtare, si Këshilli i Europës.

“Kemi filluar përgatitjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, tashmë e kemi bërë të ditur se këtë vit  do të aplikojmë për anëtarësim në BE, secili qytetar i Kosovës duhet të ketë të drejtën të ankohet në instanca gjyqësore më të larta ndërkombëtare, prandaj bëhet e natyrshme që të aplikojmë edhe në Këshill të Evropës”, tha Kurti.

Sipas tij, siguria është kyçe për Kosovën, ndaj përafrimi me NATO-n është një detyrë tepër e rëndësishme për qeverinë.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë së Kosovës bëri me dije se fushata e nisur nga Serbia për ç’njohje nuk ka pasur sukses.

Lexo po ashtu:  Sëmundja nuk ka filluar, këtu po shpallen heronjtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *