Ajo me shumë gjasa do të shkojë për atletët ekstremë. Me watchOS 9 Apple mund të prezantojë një modalitet me energji të ulët.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Nëse Apple i qëndron kalendarit të saj, orën e parë Apple Watch Series 8 mund ta shohim në Shtator. Gjithashtu mund të shohim për herë parë Apple watchOS 9 në Qershor.
Edhe pse të dy evenimentet kanë disa muaj para, spekulimet kanë filluar tashmë. Së bashku me Series 8 dhe një orë Watch SE të rimodeluar Apple mund të sjellë edhe një version me dizajn për terrene të ashpra.
Ajo me shumë gjasa do të shkojë për atletët ekstremë. Me watchOS 9 Apple mund të prezantojë një modalitet me energji të ulët.
Shëndeti do të ketë një fokus të madh për Apple Watch dhe Series 8 mund të shtojë një sensor temperature. Gjithashtu Apple pritet të ndërtojë mjete monitorimi të AFib.
Çfarë do të mungojë me Series 8 është një sensor për monitorimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe sipas Mark Gurman të Bloomberg një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe për ca vite.




