Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur në parlamentin lituanez, tha se ka “mijëra e mijëra viktima” dhe “qindra raste të torturave brutale” që po zbulohen në zonat e rifituara.

“Varre të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë. Trupat vazhdojnë të gjenden në kanale dhe bodrume,” tha ai.

Zyrtarët në kryeqytetin e Ukrainës Kiev do të vazhdojnë të “hetojnë krimet e luftës” të kryera nga ushtria ruse, u tha Zelensky deputetëve lituanez.

Ai është i sigurt se Rusia do t’i mohojë akuzat, por krimet do të jenë “në ndërgjegjen e propagandistëve rusë”.

Prokurorët ukrainas kanë thënë sot se gjashtë persona janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një bodrum të një ndërtese në Kiev.

Rusia ka mohuar vazhdimisht akuzat për krime lufte dhe ka fajësuar Ukrainën.

Lexo po ashtu:  "Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t’u ndrinj mir’ e të shihni, Njëri-tjatërin të njihni" - nga i pavdekshmi, Naim Frashëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *