Avokati mbrojtës i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pas publikimit të konstatimeve të ekspertizës zvicerane për rastin e Astrit Deharit.

Ai ka thënë se Prokuroria Speciale duhet të tregojë të vërtetën, pa manipulime.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ekspertizën e kanë marrë para 12 ditëve. Qëllimisht apo rastësisht bën hapa të gabueshme në rastin e hetimit të vrasjes së Astrit Deharit. Ajo ka publikuar një komunikatë për media me komente të veta para se t’ju dërgoj kopje të ekspertizës shtesë të Institutit Zviceran, fillimisht familjes së Astrit Deharit si dhe mua si përfaqësues ligjor i familjes Dehari. Prokuroria për të mos e manipuluar opinionin do të duhet fillimisht të tregoj se a kanë marrë gjurmë të ADN-së nga të burgosurit që kanë qenë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren me 05.11.2016.

A kanë marrë gjurmë të ADN-së i gjithë stafi i Qendrës së Paraburgimit në Prizren. A kanë marrë gjurmë të ADN-së nga ana e gardianëve dhe policëve të cilët Astrit Deharin e kanë nxjerrë të gjallë – me shenja jete e nga Qendra e Paraburgimit në Prizren dhe të vdekur – pa shenja jetë e kanë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit”.

Lexo po ashtu:  25 thëniet më të bukura të Umberto Ecos!

“Prokuroria Speciale duket që e ka më të rëndësishme që të jep prononcime krejtësisht të panevojshme për arsye që vetëm ata i dinë dhe është duke tentuar që ta luajë rolin e një prokurori të mëhershëm i cili tentoi ta mbyll rastin me pak se dy javë pas vrasjes së Astrit Deharit. Rasti i vrasjes së Astrit Deharit nuk do të duhet të keqpërdorej nga askush dhe më së paku nga Prokuroria Speciale duke e shndërruar në betejë për opinion, në vend që ta nxjerrin aktvendimin për zhvillim të hetimeve në drejtim të të gjeturave shkencore që japin vetëm një konkludim që Astrit Dehari është vrarë. Ligji thotë që palët janë të barabarta por duket qe Prokuroria këtë qëllimisht apo rastësisht nuk e aplikon”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *