Gazetari dhe analisti kontraverz Halil Matoshi, mbrëmë në televizionin privat Kanal 10, ka ofenduar dhe linçuar ministren e arsimit Arbërie Nagavci, duke e quajtur në publik me fjalën poshtëruese “Budallicë”.

Duke propaganduar për kinse shkeljen e Kushtetutës nga ana e ministres së Arsimit, Matoshi ka thënë se “Arbërie Nagavci është Budallicë”, shkruan e pavarura MekuliPress.

Matoshi që në publik njihet si mbështetës i pushteteve të korruptuara ka përdorur gjuhën si mjet propagande për të ndikuar tek publiku duke manipuluar me fjalën “popull” sikurse: “Ky popull duhet ta vërej nivelin e kësaj qeverie. Ministrja e shkelë Kushtetutën dhe thotë se e ka shkelë për me e mbrojtë Ligjin. Populli duhet ta kuptojë se Arbërie Nagavci është Budallicë.”

Këtë propagandë e këtë fjali manipuluese gazetari Matoshi e ka arsyetuar duke thënë se “Nëse një ministër thotë se shkelja e Kushtetutës nuk është shkelje e ligjit, atëhere gjemani një fjale se çka është kjo.”

MekuliPress kërkon nga AGK të reagoj ndaj diskreditimeve dhe linçimeve publike që po bëhen pikërisht nga anëtarët dhe gazetarët e AGK-së.

Lexo po ashtu:  Universiteti i Kembrixhit: Anglo-saksonët nuk kanë ekzistuar kurrë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *