Kanella, nga lëvorja e pemës së kanellës, ka kohë që përdoret si ilaç tradicional  dhe si erëz. Gjithashtu ajo gjendet në kapsula, çajra dhe ekstrakte.

Përmirëson funksionin e trurit. Kanella përmirëson funksionin e trurit, ndihmon në rritjen e kujtesës, përqendrimit dhe vëmendjes, zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga sëmundja alzajmer. Të konsumoni pak kanellë ju ndihmon në luftën me nervozizmin dhe depresionin, parandalon dhimbjen e kokës.

Ndihmon në problemet me kapsllëkun. Ajo është një burim i mirë i fibrave, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Duke qenë e pasur me fibra dietike, mund të ndihmojë edhe në lehtësimin nga kapsllëku.

Diabeti.  Kanella përban antioksidantë që kanë një efekt të ngjashëm me atë të insulinës. Kjo do të thotë që antioksidantët shtyjnë glukozën jashtë gjakut dhe drejt e tek qelizat ku glukoza mund të shërbejë si burim funksional energjie.

Ka veti anti-inflamatore. Inflamacioni ndihmon trupin të luftojë viruset dhe të riparojë dëmtimin e indeve. Studimet kanë treguar se kanella ka veti anti-inflamatore dhe mund edhe të lehtësojë ënjtjen.

Lexo po ashtu:  Italia teston një ilaç anti-artrit të përdorur në Kinë, rezultatet janë të mira

Mund të ulë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Shtimi i kanellës në dietën tuaj mund ta mbajë zemrën të shëndetshme. Një dietë e pasur me yndyrë mund të çojë në sëmundje të zemrës, dhe shtimi i kanellës në ushqim mund të ndihmojë në kompensimin e këtij rreziku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *