Evropa nuk është ende e bashkuar sa duhet për ta bërë Ukrainën më të fortë dhe për ta dobësuar Rusinë. Kryeministri slloven, Janez Jansha, thotë se BE-ja duhet të dërgojë “ndihmë ushtarake” në Ukrainë.

“Unë mendoj se reagimi evropian ndaj agresionit rus ishte shumë më i bashkuar dhe shumë më i fortë se sa pritej në Kremlin, po sërish nuk ishte mjaftueshëm i fortë. Duhet të përqendrohemi në ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse përndryshe, kjo luftë do të vazhdojë”, shtoi Jansha.

Në një intervistë për Euronews, Jansha shton se zgjerimi evropian do të ndihmonte dhe se ndërsa është një “çështje e vështirë për disa shtete anëtare”, “shumica dërrmuese” mbështet një qasje të shpejtë ndaj Ukrainës dhe shteteve të tjera të Evropës Lindore.

Ai thotë se nëse Rusia është e suksesshme në Ukrainë, mund të përpiqet të pushtojë Moldavinë ose Gjeorgjinë më pas.

“Tani është e qartë se nëse Bashkimi Evropian nuk zgjerohet, dikush tjetër po zgjerohet dhe kjo nuk po sjell më shumë paqe dhe më shumë siguri në kontinent”, tha Jansha.

Lexo po ashtu:  “Si është e mundur që të kemi kaq shumë informacione dhe të dijm kaq pak?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *