Nëse pini rreth 4 filxhanë kafe në ditë, jeni 10% më pak të rrezikuar të kaloni në depresion, krahasuar me personat që nuk  e konsumojnë fare kafen, sugjeron një studim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

Studime të tjera gjithashtu sugjerojnë se edhe 2-3 filxhanë kafe janë mjaftueshëm për t’ju rritur humorin.

Përfitimet e kafes nuk vijnë vetëm nga përmbajtja e lartë në kafeinë, duke qenë se jo të gjitha pijet me kafeinë mund të luftojnë depresionin (madje disa prej tyre, që kanë në çër,bajtje të lartë edhe sheqer vetëm sa e përkeqësojnë gjendjen).

Kafja mund të na ngrejë humorin falë përmbajtjes së lartë në antioksidues, thonë ekspertët.

Prandaj konsumoni kafe: Studime të tjera kanë treguar se konsumimi i rregullt i kafes na mbron nga diabeti i tipit 2, sëmundja e alcajmerit dhe problemet me mëlçinë.

Lexo po ashtu:  Keni vetëvlerësim të ulët? Ja “ilaçi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *