Elon Musk ka ofruar të blejë Twitterin tërësisht vetëm disa javë pasi ai u bë aksionari më i madh i kompanisë së mediave sociale.
Sipas NYT, Musk tha se kjo ishte një “ofertë më e mirë dhe përfundimtare”. Rritja e vlerës së aksioneve të kompanisë pas kësaj oferte do ta çonin Tëitterin në vlerën e 43 miliard dollarëve.
Nëse oferta nuk pranohet, Musk tha se “do të duhet të rishqyrtojë pozicionin tim si aksioner”. Këtë ai e bëri bashkë me një letër dërguar Bret Taylor, drejtuesit të Twitter, më 13 prill dhe të bashkangjitur në dosje. “Twitter ka një potencial të jashtëzakonshëm. Unë do ta zhbllokoj.”
Më 4 prill, pronari i Tesla dhe SpaceX, njeriu më i pasur në botë, bleu 9.2 për qind të aksioneve në Tëitter. Të nesërmen, Twitter njoftoi se Musk do t’i bashkohej bordit të saj, por në fund të javës ai e refuzoi ofertën, raporton abcnews.al.
“Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platforma për fjalën e lirë në mbarë globin dhe besoj se liria e fjalës është një imperativ shoqëror për një demokraci funksionale,” tha Musk në letrën drejtuar Taylorit.
“Megjithatë, që kur kam bërë investimin tim, tani e kuptoj se kompania as nuk do të lulëzojë dhe as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror në formën e tij aktuale,” shkroi ai. “Twitter duhet të transformohet si një kompani private”.