Mund ta kesh kaluar disa herë, madje deri në dy orë të tjera pa gjumë, duke shpresuar, duke dashur të flesh edhe pak, por më kot.

Ndez televizorin – ide e keqe, merresh me telefonin – ide e keqe. Është e thjeshtë, nuk mundesh të kuptosh pse nuk të zë përsëri gjumi. Të ka ndodhur? Sigurisht, është universale, ndaj më poshtë ka disa këshilla për këtë gjendje.

Si të të zërë gjumi shpejt gjatë natës?

Çohu nga shtrati. Mund të tingëllojë kundër intuitës, por nëse çohesh, shkon në dhomën tjetër dhe provon sërish të flesh pas 20 minutash. Shiko përreth, ulu në shtrat, lexo një revistë – çdo gjë! Fokusohu në gjithçka tjetër rreth e rrotull shtëpisë dhe jo në mungesën e gjumit dhe dalëngadalë do fillosh të ndihesh sërish e përgjumur.

Lexo. Me drita të zbehta, përpiqu të lexosh. Ndonjëherë mund të të zërë gjumi në mes të ditës nëse je shtrirë dhe duke lexuar. Merr diçka që e ke lexuar më parë (nuk do të thotë të lexosh një roman thriller në mes të natës), dhe shfleto nëpër faqe. Edhe sytë dalëngadalë do të të mbyllen.

Lexo po ashtu:  Çfarë ushqimesh duhet të hani për të marrë dozën e duhur të vitaminave çdo ditë

Kontrollo ndriçimin. Sigurohu që nuk ka shumë dritë në dhomë. Fiki dritat që vijnë nga korridori dhe të bëjnë hije të plotë duke të bllokuar dritën jashtë. Një dritë tjetër stimuluese mund të të mbajë zgjuar, kështu që sigurohu se drita është mjaftueshëm e errët, kështu që do ta kesh më të lehtë për të fjetur.

Qetësohu. Nëse nuk ke medituar ndonjëherë apo nuk ke bërë joga, kjo është koha për ta provuar! Provo disa teknika duke marrë frymë thellë dhe relakso mendjen. Në qoftë se përqendrohesh në frymëmarrje dhe qetësi, ka më pak gjasa të përqendrohesh në frikën se nuk po të merr gjumi.

Mos shiko orën. Kjo është një jo kategorike, edhe pse mund ta kesh bërë disa herë. Duke ndezur dritën për të parë orën jo vetëm që të shtohet mërzia që nuk po mundesh të flesh, por drita do të stimulojë edhe dritën e syve. Kjo vlen edhe për TV, telefonin, iPad-in.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  “Bota vuan shumë. Jo nga dhuna e njerëzve të këqinj, por nga heshtja e njerëzve të mirë”./ Thënie të veçanta nga Napoleon Bonaparti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *