Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për CNN se ai ishte i tronditur pothuajse pa fjalë nga një video tronditëse e një nëne që identifikonte trupin e djalit të saj.

Gjatë intervistës, e cila u transmetua të dielën, gazetari i CNN, Jake Tapper, lëshoi një video të një gruaje ukrainase duke shpërthyer në lot pasi kishte parë trupin e djalit të saj në një pus, përcjell Telegrafi.

“Si është për ju, si president i këtij vendi, të shihni ato video – të dëgjoni të qarat e nënave?”.

“Kjo është gjëja më e tmerrshme që kam parë në jetën time”, u përgjigj Zelensky. “Unë e shikoj këtë para së gjithash si baba. Është një tragjedi. Është vuajtje. Unë nuk do të mund ta imagjinoj shkallën e vuajtjes së këtyre njerëzve, të kësaj gruaje. Është një tragjedia e familjes. Është një fatkeqësi. Janë ëndrrat dhe jeta që sapo ke humbur. Ne jetojmë për fëmijët tanë, kjo është e vërtetë. Fëmijët janë më të mirat që na ka dhënë Zoti”.

Lexo po ashtu:  Gënjeu edhe sot

https://twitter.com/i/status/1513572682536820739

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *