Deri më sot ka qenë i disponueshëm opsioni i çaktivizimit të “Last Seen” vetëm për kontaktet ose për të gjithë por jo për individë specifikë.

Këtë javë WhatsApp lançoi reagime me emoji por kompania nuk po ndalet këtu sepse është gati të implementojë një tjetër veçori.

Në versionin e fundit beta të WhatsApp është shtuar një opsion ku përdoruesit mund të fshehin për individë të caktuar statusin e tyre “Last Seen.”

Nëse nuk jeni i njohur me këtë pjesë të WhatsApp është një funksionalitet që tregon se kur dikush ka kontrolluar aplikacionin për herë të fundit dhe si një mënyrë për të kuptuar nëse dikush e ka parë mesazhin tuaj nëse ka çaktivizuar etiketën blu të leximit të mesazheve.

Deri më sot ka qenë i disponueshëm opsioni i çaktivizimit të “Last Seen” vetëm për kontaktet ose për të gjithë por jo për individë specifikë.

Me funksionalitetin në versionet eksperimentale të WhatsApp, nuk do të shkojë shumë kohë derisa të bëhet i disponueshëm për të gjithë.

Lexo po ashtu:  Mercedes Benz sjell fuoristradën e re, që transformohet në një “shtëpi funksionale”. Zëvendëson makinat e kampingut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *