Nga Faton Mehmeti

Sulmet e fundit në veri të vendit janë sinjale të nacionalizmit primitiv serb për pushtim, për gjak dhe agresion ndaj të tjerëve. Nuk janë të qëllimshme sulmet në veri të vendit në kohën kur në Ukrainë po bëhet luftë tash e 53 ditë, derisa Serbia e etur për gjak por në minorancë më arsenalin dhe fuqinë ruse e ka të vështirë të veprojë si Rusi, gjithsesi kjo nuk e ndalon atë që të provokojë në Kosovë, përkatësisht në veri.

Strategjia e Serbisë është e njëjtë si e asaj të Rusisë, të sulmojë fillimisht vetëm një pjesë, siç e ka bërë në Krime e të cilën edhe e aneksoi, pastaj të synojë tërësinë. Kështu, edhe Serbia synon fillimisht veriun për të provokuar reagimin, nëse ia del pa therë në këmbë, do të synojë edhe gjithë Kosovën në të ardhmen.

Andaj, në veri nuk mbrohet vetëm ajo pjesë por e tërë Kosova, dhe jo vetëm kaq por edhe tërë siguria në Ballkan. I përgjegjshëm karshi situatës, kryeministri Kurti ka krijuar Fondin e Sigurisë, përmes të cilit sigurohen armë dhe mjete të tjera për Ushtrinë tonë, në mbrojte të vendit. Kjo iniciativë e mbështetur nga të gjithë shqiptarët, besa edhe nga opozita, përveç PDK-së e cila merr rrugë për në diasporë, për t’i bërë thirrje mërgatës që mos të kontribuojë për ushtrinë e vendit tonë.

Lexo po ashtu:  Opinion nga Bernie Sanders: Mënyra e vetme si Biden mund ta shpëtojë Amerikën!

Ata që ditë e natë thirren se jemi pasardhës të luftës, bëjnë thirrje mos të mbështet Ushtria, sa hipokrite. Një veprim i tillë, është skandal dhe jo vetëm kaq, është tradhti për ata djem dhe vajza që janë të gatshëm të japin edhe jetën për të mbrojtur vendin. Ushtria nuk është e qeverisë dhe asnjë partie tjetër, është e Kosovës dhe si e tillë duhet të mos njolloset nga ca harbutë në politikë, e të cilët janë mësuar sa ishin vetë në pushtet të vidhnin edhe në varreza të dëshmorëve, mendojnë se të gjithë janë si ata që vjedhin edhe në armatim, edhe atëherë kur vendi është në rrezik.

Vetëm Serbia dhe Rusia kanë qenë kundër Fondit të Sigurisë, ata që kanë synim territorial ndaj vendit tonë, të gjithë të tjerët e kanë mbështetur duke e vlerësuar të duhur krahas apetiteve serbe. Nuk janë të rastësishme provokimet serbe në veri, janë për të matur impulsin e reagimit të KFOR-it dhe institucioneve tona, nëse reagimi është i fortë Serbia do të tërhiqet, ndryshe shpejt do të kemi trazira më të mëdha në veri, të përgatitura nga Beogradi.

Lexo po ashtu:  Koment nga MekuliPress: A e ngopi Hitlerin pushtimi i teritoreve të Cekollovakisë në "Sudetenland", ashtu siq e besonin politikat e vitit 1937-1940 të Chamberlain?

Ata që bëjnë thirrje për mos të mbështetur Fondin e Sigurisë janë fundërrina, armiq të vendit dhe fatit tonë. Janë ata që e kane vjedhur këtë vend deri në palcë, andaj Kosova detyrohet që të kërkojë ndihmë nga të gjithë, përndryshe s’do të kishte nevojë nëse paraja publike s’do të ishte vjedhur si në kohën e PDK-së.

Inati i madh është që në këtë kohë nuk është PDK në pushtet për të vjedhur nga ky fond, ashtu siç janë mësuar të vjedhin edhe gjatë dhe pas lufte. Fatmirësisht që PDK është në opozitë, përndryshe askush s’do të jepte para, është njësoj si t’i kërkosh ujkut të ruajë delet, kjo është PDK të cilës Kosova nuk ia kishte me borxh gjithë këtë zullum t’ia bënte./Bora sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *