Prishtinë, 20 prill 2022

Çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, ishte tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me aktivisten e të drejtave të njeriut dhe drejtoreshën e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq.

Kryeministri Kurti ritheksoi qasjen me seriozitet të plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për çështjen e personave të zhdukur me dhunë. Ai potencoi se për të si kryeministër dhe për Qeverinë e Kosovës është me shumë rëndësi që duke punuar me mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë, të bëhet më shumë për të mbyllur plagët e hapura.

U bisedua për 27 prillin, kur Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë.

Ndërsa për tryezën e sotme të drejtuar nga kryetarja e Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, u theksua se është organizuar pa koordinim paraprak me Zyren e Kryeministrit, Zyren e Presidentes dhe të Kryetarit të Kuvendit, gjë që ka pamundësuar praninë e tre udhëheqësve të këtyre institucioneve në tryezë.

Lexo po ashtu:  ​Kryeministri takon ministren finlandeze: Finlanda, si fqinje e parë e Rusisë me të cilën e ndan kufirin më të gjatë, është e ekspozuar ndaj kërcënimeve Ruse, ashtu sikurse Kosova nga Serbia

Kryeministri bëri të ditur do të takojë përfaqësuesit e familjarëve të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për të biseduar për çështjen e të zhdukurve, që është prioritet për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *