Edhe pse është e vështirë të durosh bezdisjen e vazhdueshme, ekspertët pohojnë se prindërit e rreptë dhe kërkues në fakt rritin fëmijë të suksesshëm dhe të pavarur

Pavarësisht se sa keni menduar se keni pasur një fëmijëri të vështirë dhe prindër kërkues, ka shumë të ngjarë që sot t’u jeni mirënjohës për këtë, duke parë se çfarë lloj njerëzish jeni bërë, transmeton Telegrafi.

Një profesor në Universitetin e Essex-it kreu një studim që përfshiu më shumë se 15.000 fëmijë të moshës 13 deri në 14 vjeç gjatë një periudhe gjashtëvjeçare.

Studimi tregoi se njerëzit më të suksesshëm kanë nëna shumë kërkuese.

Fëmijët që ishin më të sigurt dhe me më vetëbesim kanë pasur nëna rrepta me pritshmëri të mëdha.

Këta fëmijë kishin më shumë gjasa të mbaronin fakultetin dhe të gjenin një punë të mirë, pikërisht falë tipareve dhe zakoneve që u rrënjosën nga nëna e tyre, derisa ishin duke u rritur.

Fëmijët që kanë nëna strikte ndonjëherë i konsiderojnë armiq, por më vonë në jetë e kuptojnë se kjo ishte për të mirën e tyre.

Lexo po ashtu:  Si të keni një lëkurë të shëndetshme

Herët a vonë, do të kuptoni se nëna juaj ju ka rritur në mënyrën e duhur dhe se ajo ju ka përgatitur mirë për atë që do të vijojë në jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *