Me rastin e Ditës Botërore të Librit, në Departamentin e Gjuhës Shqipe u përuruan dje dy fjalorë të gjuhës shqipe.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Fjalorët që u përuruan janë, Fjalori i gjuhës shqipe i ilustruar (për moshat 5-11 vjeç) dhe Fjalori i gjuhës shqipe (12+).
Akademikët Shezai Rrokaj e Anila Kanaj, nën prezencën e rektorit të UT-së, prof. dr. Artan Hoxha, në Ditën Ndërkombëtare të Librit prezantuan dy botime dedikuar përvetësimit të gjuhës shqipe për herë të parë, të cilët synojnë gjithashtu të ndihmojnë në mësimin e Gjuhës Shqipe në mënyrën e duhur edhe për fëmijët në Diasporë.





