Fillimisht skema ju premtonte përdoruesve tokenë falas nëse lidhin portofolët e tyre MetaMask me sajtin e paraqitur në formë lidhjeje në postim.

Krijuesi i Bored Ape Yacht Club, Yuga Lab është duke hetuar një sulm phishing i cili vodhi afro 2.5 milionë dollarë në NFT përmes llogarisë zyrtare të Bored Ape në Instagram.

Kompania e zbuloi hakimin ditën e Hënë në një cicërimë që paralajmëronte ndjekësit të mos klikojnë lidhje apo të krijojnë tokenë të rinj.

Hakeri pas sulmi vodhi 133 NFT duke përdorur llogarinë në Instagram të Bored Ape dhe promovuar një skemë mashtrimi.

Fillimisht skema ju premtonte përdoruesve tokenë falas nëse lidhin portofolët e tyre MetaMask me sajtin e paraqitur në formë lidhjeje në postim.

Nuk është e qartë sesi hakeri aksesoi llogarinë e Bored Ape në Instagram ndërsa Yuga Labs nuk ka reaguar nëse do të dëmshpërblejë viktimat e sulmit.

Në mesin e NFT-ve të vjedhura janë katër Bored Ape. Tokeni më i kushtueshëm është Bored Ape 6623 që u shit së fundi për 123 ethereum ose afro 350 mijë dollarë me kursin e aktual.

Lexo po ashtu:  Sepse më dashurove, - Maria Polidhuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *