Elon Musk arriti një marrëveshje ditën e Marte për të blerë rrjetin social Twitter me premtimin se do të reduktojë censurën në platformë.

Grupet e të drejtave të njeriut reaguan duke thënë se janë të shqetësuar në lidhje me mungesën e moderimit të gjuhës së urrejtjes.

Të tjerët duan të dinë nëse llogaritë e mbyllura në të kaluarën nga kompania do të rikthehen. Prej personave të profilit të lartë dëbuar nga platforma është edhe ish presidenti Amerikan Donald Trump.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se blerja e Twitter nga Musk i jep atij pushtet të plotë mbi atë që ai e quan liria e shprehjes.

Musk ka qenë kritik i ashpër i politikave moderuese të platformës duke argumentuar se Twitter duhet të jetë një forum i vërtetë i lirisë së shprehjes.

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes ai e përshkroi këtë hap si shtratin e një demokracie funksionale.

A do të rikthehet Trump?

Llogaria e Donald Trump i mbyll përgjithnjë vitin e kaluar pas protestave të datës 6 Janar në ndërtesën e Kapitolit në Uashington.

Lexo po ashtu:  Zbulohet loja e parë falas e PlayStation Plus për Qershorin

Edhe nëse dëbimi i Trump anulohet, ai është shprehur më herët se nuk ka në plan të rikthehet në platformë por të përdorë platformën e tij Truth Social.

Ai shtoi se Musk, të cilin e quan njeri të mirë, do ta përmirësojë platformën. Nëse ai hyn në zgjedhjet presidenciale të 2024, me shumë gjasa do të rikthehet.

E ardhmja është e paqartë

Bordi drejtues prej 11 personash në mënyrë unanime aprovoi marrëveshjen 44 miliardë dollarëshe për shitjen e Twitter tek Musk.

Jack Dorsey, bashkëthemelues i Twitter i cili ende është pjesë e bordit, tha se ishte i lumtur me platformën e cila do të vazhdojë të shërbejë si hapësirë e debatit publik.

Shefi ekzekutiv i Twitter Parag Agrawal paralajmëroi stafin për paqartësinë që pritet të vijë sipas agjencisë së lajmeve Reuters. “Sapo marrëveshja të finalizohet, nuk e dimë çfarë drejtimi do të marrë platforma,” mësohet tu ketë thënë punonjësve.

Politika reagon

Ditën e Hënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ju tha gazetarëve se presidenti Amerikan Biden prej kohësh ka qenë i shqetësuar në lidhje me fuqinë e platformave të medias sociale, pavarësisht se kush e kontroll Twitter.

Lexo po ashtu:  Mbyllet kompania e themeluesit të Android

Senatorja demokrate Elizabeth Warren tha se marrëveshja ishte e rrezikshme për demokracinë.

Ndërsa senatorja Republiakne Marsha Blackburn e quajti marrëveshje një dritë shprese për lirinë e shprehjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *