Finlanda ofron udhëtime falas për të mësuar si të jeni të lumtur.

Vendi skandinav, nëpërmjet një konkursi ofron tetë vendqëndrime falas në Finlandë për të mësuar se si ta jetosh jetën në qetësi. Disa studime kanë treguar se Finlanda është vendi me indeksin më të lartë të lumturisë, prandaj benefitet do të jenë të larta.

Bëhet fjalë për vende falas, ku fituesit do të jenë në gjendje të shohin se si jetojnë në një mënyrë të lumtur dhe të qetë në Finlandë. Aty shumë banorë janë pothuajse gjithmonë të lumtur dhe të relaksuar. Pavarësisht se jetojnë në një shoqëri teknologjikisht të avancuar, ata nuk vuajnë nga stresi i përditshëm.

Shoqëria që e ka organizuar quhet Visit Finland. Fituesit mund të qëndrojnë falas për tre ditë dhe të jenë në kontakt me një familje finlandeze, që të përpiqen të kuptojnë sekretin e lumturisë.

“Sekreti ynë është në natyrën tonë, në kuptimin direkt të fjalës”, kanë shpjeguar organizatorët.

Lexo po ashtu:  Ndahet nga jeta Totto Cutugno

“Kur të tjerët shkojnë për terapi, finlandezët veshin një palë çizme gome dhe shkojnë drejt pyjeve”.

Organizatorët do të mbulojnë shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe fjetjes, por për të marrë pjesë duhet të pranosh të filmohesh gjatë gjithë udhëtimit.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *