Gazetari amerikan Janush Bugajski njohës, i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, thotë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi në përpjekje për të arritur marrëveshje është vetëm një tendencë e Serbisë për të penguar Kosovën në anëtarësim në institucione ndërkombëtare.

Bugajski ka thënë se ky dialog duhet të ndërpritet sepse është një farsë. Amerikani Bugajski ka thënë se sulmet ndaj policëve të Kosovës në veri, janë të nxitura nga Beogradi për të destablizuar Kosovën. Sulmet e Policisë së Kosovës në Veriun e vendit, i ka komentuar njohësi amerikan i rrethanave ndërkombëtare, Janush Bugajski, i cili ka thënë se sulmet ndaj policisë së Kosovës janë nxitje të qëllimshme të Serbisë për të provokuar stabilitetin e Kosovës.

“Janë tre objektiva kryesore të sulmeve – të përpiqen ta mbajnë Kosovën të paqëndrueshme, t’i demonstrojnë BE-së se kufijtë e Kosovës mbeten të diskutueshëm dhe të testojnë reagimin e qeverisë në Prishtinë.

Në një moment, qeveria e Vuçiçit mund të përpiqet të përshkallëzojë sulmet për të testuar më tej reagimin e BE-së dhe NATO-s. Një reagim i dobët ose ai që kërkon disa kompromise të reja diplomatike do të shihet si një fitore për Beogradin”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Kritiku i shkencave të artit, lir Muharremi: "Asnjë shtatore Ilire në Kosovë, t’i ndërtojmë dhe t’i vendosim në sheshe publike"

Qëndrimet diametralisht të kundërta të palëve në dialogun Kosovë-Serbi, Bugajski thotë se janë dëshmi që ky dialog veçse është i dështuar e që po kthehet në farsë. Sipas tij, dialogut duhet të ndërpritet, pasi po përdoret vetëm si arsye për ta bërë Kosovën të ngathtë që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë negociatorët se nuk ka kompromis mes pavarësisë dhe mospavarësisë së Kosovës. Pasi Serbia nuk do ta pranojë statusin përfundimtar të Kosovës si shtet i pavarur, dialogu duhet të ndërpritet.

Ai thjesht përdoret si një re tymi nga Beogradi për të ngrirë përparimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe për të gjeneruar konflikte”, tha ai. “Për me tepër, Beogradi duhet të sanksionohet për mbështetjen e regjimit gjenocidal në Rusi dhe për kundërshtimin e politikave të BE-së”.

Takimi i fundit në Bruksel për arritjen e një marrëveshjeje të re për targat pati dështuar, pasi pala serbe kishte refuzuar marrëveshje të re.

Bugajski thotë se Serbia nëpërmjet dialogut po përpiqet ta ndalojë Kosovën në anëtarësim në institucione ndërkombëtare. Sipas tij sulmi ndaj policëve në veri të Kosovës, është përpjekje për destabilizim të saj nga Beogradi.

Lexo po ashtu:  Teoritë e konspiracionit e shkatërrojnë një shoqëri racionale: Rezistojuni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *