Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në senatin amerikan, Bob Menendez ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington.

Menendez pas takimit, publikoi një status në llogarinë zyrtare në “Twitter”, duke e falënderuar atë dhe ka thënë se partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë.

“Kënaqësi ta pres presidenten Vjosa Osmani për një bisedë të rëndësishme për të luftuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor. I lumtur që pata mundësinë ta falënderoj atë për pritjen me zemër të hapur të Kosovës për afganët dhe refugjatët ukrainas. Partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë”, ka thënë ai.

Presidentja Osmani ka marrë pjesë në funeralin e ish-sekretares Madeleine Albright, derisa më pas ka zhvilluar edhe takime me senatorë e kongresistë të shumtë amerikanë.

Lexo po ashtu:  Osmani: Për inate politike kjo Qeveri po mban ligjet e Kuvendit në sirtar, unë nuk do ta përjashtoj asnjë deputet nga seanca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *