Rrjeti social Twitter që këtë javë kaloi në pronësi të miliarderit Elon Musk, tha se numri i përdoruesve në platformë u rrit më shpejt sesa kishte parashikuar.

Në tre mujorin e fundit, rrjeti social fitoi 513 milionë dollarë nga të ardhura prej 1.2 miliardë dollarë. Numri i përdoruesve aktivë në ditë u rritën në 229 milionë nga 199 milionë që ishte vitin e kaluar.

Rritja erdhi kryesisht jashtë SHBA-ve me 18.1%.

Kësaj jave Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë. Aktualisht ai është njeriu më i pasur në botë dhe një përdorues i rregullt i platformës.

Blerja do të marrë disa muaj deri në përfundimin e saj që do ta shohë Twitter të operojë tashmë si një kompani private.

Lexo po ashtu:  Microsoft ka krijuar një antivirus për Android dhe iOS të cilit duhet ti jepni një shans

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *