27 ministrat e energjetikës të Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim urgjent sot, ndërsa po përpiqet të arrijë një qëndrim të unifikuar pasi Rusia këmbëngul që kompanitë evropiane të paguajnë gazin rus në rubla, përndryshe do të ndërpresë furnizimin me gaz për Europën. Moska ndërpreu furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë javën e kaluar, pasi dy vendet refuzuan të përmbushnin kërkesën e Rusisë për për të paguar gazin me rubla.

Megjithatë, masa e Moskës ngjalli frikën se vendet e tjera mund të përballen me trajtim të ngjashëm, duke përfshirë Gjermaninë, ekonominë më të madhe evropiane të varur nga gazi në Evropë.

Frika për “përçarje” në frontin e bashkuar të BE-së Zhvillimet në çështjen e gazit mund të çojnë në krisje në frontin e bashkuar të BE-së kundër Rusisë, pasi shumë shtete anëtare kanë pikëpamje të ndryshme se cila është rruga e duhur për të marrë.

Ndërsa shumë kompani evropiane të energjisë janë nën presion pasi kanë afate pagese brenda muajit, qeveritë e shteteve anëtare po bëjnë presion për sqarime nëse mund të vazhdojnë të blejnë gaz në këtë mënyrë pa u parë si shkelje e sanksioneve evropiane ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të saj ushtarak të Ukrainës që prej 24 shkurtit. Nga ana e saj, Moska sqaroi se blerësit evropianë të gazit tani janë të detyruar të depozitojnë euro ose dollarë në llogari të veçanta në bankën private ruse Gazprombank, e cila më pas do t’i konvertojë shumat në rubla.

Lexo po ashtu:  Kryeministrja e Serbisë: "Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromis. Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *