Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti takoi shefen e Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali, ku kërkoi dhe njohjen e Kosovës.

Kurti theksoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të tyre nëpërmjet rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve.

Kryeministri i Kosovës kërkoi që Greqia t’i bashkohet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe ta njohë pavarësinë, thuhet në komunikatën për media.

Ambasadorja Vakali tha se është e nderuar për detyrën që ka marrë dhe se Greqia është mike e sinqertë dhe e fuqishme e Kosovës.

“Edhe pse ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Greqia ka arritur të zhvillojë marrëdhënie bilaterale pa kurrfarë problemi”, theksoi Vakali.

Ajo u shpreh e impresionuar me potencialin e madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunimin bilateral. Ambasadorja e vlerësoi angazhimin e qeverisë për vlera demokratike dhe për rezultatet në luftimin e korrupsionit.

Kryeministri Kurti dhe ambasadorja Vakali u pajtuan që duhet të vazhdojnë projektet e përbashkëta në arsim e kulturë dhe në organizimin e radhës të forumit ekonomik.

Lexo po ashtu:  Një teatër i ri mbi obsesionin 20 vjeçar për të prishur teatrin aktual dhe interesat...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *