Në përgjigje gjiganti i teknologjisë tha se sistemi i saj i pagesave ishte vetëm një prej shumë opsioneve të disponueshëm tek konsumatorët Evropian.

Komisioni Evropian akuza për konkurrencë të pandershme ndaj Apple
Komisioni Evropian akuzoi Apple se ka abuzuar me pozitat dominuese në treg për pagesat contactless përmes smartfonëve.

Kompania Amerikane ka thyer ligjet e konkurrencës me teknologjinë “tap and go” duke mos lejuar rivalët ta përdorin atë.

Apple mohoi akuzat duke thënë se do ti japë një përgjigje Komisionit Evropian. Nëse akuzat provohen të vërteta, Apple mund të gjobitet me 10% të të ardhurave globale vjetore të 2021.

Sipas Komisionit, sjellja e Apple ka pasur një efekt negativ ndaj konkurrencës duke kufizuar aksesin në inovacion dhe zgjedhje për konsumatorët.

Në përgjigje gjiganti i teknologjisë tha se sistemi i saj i pagesave ishte vetëm një prej shumë opsioneve të disponueshëm tek konsumatorët Evropian.

Nuk është hera e parë që Komisioni akuzon Apple për praktika anti-konkurruese, akuza që fillojnë që prej 2015-ës kur lançoi Apple Pay.

Lexo po ashtu:  Vaj, – Andon Zako Çajupi

Më shumë se 2,500 banka në Evropë përdorin Apple Pay dhe smarfonët e Apple zënë 1/3 e tregut në Evropë. Vitin e ardhshëm BE-ja synon të implementojë rregulla për firmat e teknologjisë me Aktin e Tregjeve Dixhitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *