Çaji i sherebelës është shumë i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm që luftojnë inflamacionin, por edhe mbrojnë të gjithë organizmin nga radikalet e lira.

Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë.

Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit.

Çaji i sherebelës për uljen e nivelit të sheqerit në gjak
Ky çaj renditet mes tre çajrave më të mirë që mund të pihen nga diabetikët. Substancat e tij aktive kanë tendencën të ulin dhe të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Studimet thonë se këto substanca kryejnë të njëjtin funksion si barna të caktuara që u jepen diabetikëve.

Mund të ndihmojë në zvogëlimin e simptomave të menopauzës

Ndoshta përdorimi më i njohur i çajit të sherebelës është si rregullator i menopauzës, veçanërisht në rastin e afsheve të nxehta. Studimet kanë treguar një rënie përfundimtare të afsheve të nxehta në gratë në menopauzë që përdorin këtë çaj në mënyrë të rregullt. Përveç kësaj, gjithashtu zvogëlon simptomat e tjera të menopauzës, të tilla si ndryshimet e disponimit dhe fshikëzat tepër aktive.

Lexo po ashtu:  Turqia konfirmon rastin e parë me koronavirus

Si të përgatisni çajin e sherebelës?
Përgatitja e këtij çaji është shumë e lehtë. Mjafton të zieni një filxhan ujë dhe të hidhni një lugë gjelle me gjethe sherebele. Gjethet mund t’i mbani në ujin e nxehtë në varësi të llojit të çajit që dëshironi, pra me aromë të fortë apo të butë. Sipas dëshirës në çajnik mund të hidhni lëngun e një limoni dhe lëkurën e tij. Pasi të kenë zier për disa minuta mund ta hiqni nga zjarri. Kullojeni çajin dhe më pasurojeni atë me sheqer ose mjaltë. Ky çaj mund të serviret i nxehtë ose edhe i ftohtë në akull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *