Ajo mbetet një këngë legjendare dhe një emocion me të cilin janë rritur ndoshta shumica e fëmijëe shqiptarë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Qysh në vegjëli na e kanë kënduar dhe e kemi dëgjuar, ndërsa jemi rritur duke mësuar vargjet e saj.
Kënga “Qingji i vogël”, në versionin e Pëllumb Hajdarit, sot numëron rreth 208 milionë shikime në Youtube, duke shënuar kësisoj rekord për një këngë që i kushtohet fëmijëve, dhe është në gjuhën shqipe.

Kënga e publikuar në Youtube në vitin 2011-të është e famshme, ndërsa Pëllumbi sot është djalë i rritur i cili e sheh veten me nostalgji në këtë video interesante e cila na kujtohet të gjithëve.
Edhe versione të tjera të këngës në fjalë ekzistojnë por kjo duket sikur ka kapur më shumë zemrat e prindërve dhe fëmijëve shqiptarë kudo.




