Qepët e njoma janë një “thesar” ushqyes të pasura me vitamina dhe minerale. Kanë veti antibakteriale dhe mbrojnë nga inflamacioni, ndihmojnë me ftohjet dhe janë të mira për përmirësimin e tretjes. Pjesa e gjelbër e qepës së njomë nuk duhet të hidhet pasi përmban përbërës të dobishëm për shëndetin tonë.

Mbrojnë zemrën

Qepët e njoma janë plot me antioksidantë që mbrojnë trupin nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Përveç kësaj, qepët e njoma ruajnë presionin e gjakut brenda kufijve normalë dhe zvogëlojnë rrezikun e formimit të mpiksjes.

Janë të mira për shikimin

Mbrojnë nga inflamacioni dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të syve. Ata përmbajnë shumë vitaminë A, e cila është thelbësore për shikim të mirë. Vetëm një qepë përmban rreth tre për qind të nevojës ditore për vitaminë A.

Forcojnë kockat

Vitamina C dhe K, me të cilat janë të pasura qepët e njoma, janë të mira për mbrojtjen e kockave. Vetëm një qepë përmban rreth 20% të dozës së rekomanduar të vitaminës K dhe rreth 2% të vitaminës C. Të dyja janë të rëndësishme për densitetin dhe forcën e kockave.

Lexo po ashtu:  Ja pse zemra nuk preket nga kanceri

Ulin kolesterolin

Qepa ka një numër të madh substancash që ulin kolesterolin e keq në gjak. Pjesa e gjelbër e saj është shumë e shëndetshme dhe, përveçse ndihmon në uljen e kolesterolit, është e mirë edhe për të rikthyer në normalitet sheqerin e lartë.

Janë një diuretik i mirë

Ndihmon sekretimin më të mirë të lëngjeve, gjë që kontribuon në funksionimin më të mirë të veshkave, por edhe reduktimin e celulitit.

Për lëkurë më të bukur

Qepët e njoma ndihmojnë trupin të prodhojë kolagjen i cili është i rëndësishëm për lëkurë të bukur, të shëndetshme dhe të tonifikuar. Kolagjeni është përgjegjës për ngadalësimin e formimit të rrudhave në fytyrë dhe gjendet në shumë kremra. Kështu, zvogëlon shfaqjen e skuqjes dhe lëkurës së thatë.

Reduktojnë rrezikun e kancerit

Prej kohësh dihet se qepa e njomë kontribuon në uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit. Një studim italian i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition tregoi një reduktim të ndjeshëm të rrezikut të kancerit te njerëzit, dieta e të cilëve bazohej në sasi më të mëdha qepësh.

Lexo po ashtu:  - Kushti i parë formal për të arritur diçka të madhe është të bëhesh i pavarur nga opioni publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *