Pas u fshinë gërmat e ballinës në Teatrin Kombëtar, qeveria që e kap lepurin me qerre, edhe kur fshihet nëpër pyjet kanabiste të lirisë, tha se do hetonte se nuk dinte gjë.

Në fakt nga një foto e qarkulluar së fundmi në media duket qartë se kush është njësiti guerrlil që punon natën për të zhbërë institucionet sepse premtimi për tenderin është dhënë. Janë mjete të epër të ngjashme me ato të Bashkisë së Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj – që sado të fshihet ka një fytyrë që bërtet më shumë se çdo demagogji se çfarë është pas saj.

Zonja Margariti – të na falë nëse nuk quhet kështu ministrja e Kulturës – duhet të shprehet tani për këtë situatë. Ajo mund të bëjë një notë proteste pranë Bashkisë, si shembull themi, të deklarojë diçka, të marrë një qëndrim për këtë akt që është thjesht: I turpshëm. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  U godit nga rrufeja, ndërron jetë shqiptari në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *