Të qenët afër personave toksikë, është “mbytëse” e sërish nuk kuptohet që me sjelljen e tyre të parë. Ata janë të zotët të të bëjnë të ndihesh keq e sërish të mos bësh ata me faj! Më poshtë do të listojmë 5 sjelljet tipike të këtyre njerëzve që duhet t’i largoni sa më shpejt nga rrethi juaj shoqëror.
Ata janë manipuluese
Kur një person toksik ju bën një pyetje, ata mund t’ju fusin në një kurth. Qëllimi i tyre është që të marrin nga njerëzit atë që ata duan! Njerëzit toksikë përdorin njerëz të tjerë për të përmbushur cilindo synim të tyre.
Ata marrin më shumë se sa japin
Nëse rregullisht bën gjithçka për të, sepse në një farë mënyrë e ndjen si detyrim, dhe kur ke nevojë për të e s’të gjendet pranë, atëherë është një person TOKSIK! Kjo është karakteristikë e tyre. Vendosin nevojat e tyre gjithnjë para të tjerve dhe sigurohen që të tjerët të bëjnë të anasjelltën. Luajnë viktimën dhe e bëjnë shumë mirë.
Ndjesa e tyre nuk është e sinqertë
A keni pritur ndonjëherë një falje nga dikush dhe të përfundoi duke kërkuar falje për ta? Ky është një “këmbanë alarme klasike” ! Taktikat e ndryshimit dhe kthimit të mendjen janë toksike.
Ata nuk ju dëgjojnë
Çdo marrëdhënie e mirë – nëse është me një mik, partner ose gjyshe – bazohet në një ekuilibër të dhënies e marrjes, dëgjimit dhe komunikimit. Kur filloni të besoni në një shok toksik, shpejt do të vëreni se vëmendjen e tij e merr shpejt diçka tjetër. Para se ta njihni, ai ju ka ndërprerë, ndryshon temën e muhabetit dhe flet vetëm për veten.
Ata ju bëjnë të ndiheni keq
Menjëherë pas kalimit të kohës me një mik apo një anëtar të familjes, pyete veten: “Ndihem më mirë apo më keq?” Nëse vazhdimisht ndjeheni më keq, ata janë toksikë. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress