Nisi këtë të martë në Ohër samiti i radhës i “Ballkanit të hapur” ku vëmendje ka marrë prania për herë të parë e kryeministrit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Vetë Abazoviç e ka deklaruar edhe më herët se do të shkojë në Ohër si vëzhgues, por kryeministri shqiptar Edi Rama ka hedhur një hap më shumë duke e konsideruar këtë një futje zyrtare të Malit të Zi në nismën Ballkani i Hapur.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur??” – shkroi Rama në Facebook pas një kafeje që kishte konsumuar me Abazovic.

Megjithatë Abazovic e theksoi edhe një herë më pas arsyen e kësaj pjesëmarrjeje. Në një intervistë për Klan Maqedonia, ai u shpreh se është pro çdo bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit, por nuk do të mbështesë asnjë inciativë e cila do të ishte zëvendësim i Bashkimit Europian. Abazoviç ka theksuar se ai do të japë këtë mesazh në tryezën e së mërkurës.

Lexo po ashtu:  E fundit: Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *