“Pa guximin dhe vendosmërinë e kryeministrit të Shqipërisë nuk do kishte “Ballkan të hapur”. Kështu ka thënë Aleksandar Vuçiç gjatë konferencës së përbashkët të liderve të gadishullit në samitin e Ohrit, duke shtuar: “Një falenderim për Edi Ramën”.

Gjatë fjalës së tij në samit Rama theksoi avantazhet e projektit Open Balkan, duke përmendur lirinë për tregtinë e drithërave dhe energjisë në këtë kohë krize dhe për shumfishimin e numrit të turistëve.

Ai doli hapur kundër idesë së Kosovës se njëherë Serbia duhet ta njohë atë, e pastaj të flitet për lirinë e lëvizjes së mallrave, njerëzve dhe kapitaleve.

Lexo po ashtu:  Norvegjezët me sytë nga Shqipëria – Dyfishohen kërkesat për të pushuar në vend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *