Përmes platformës e-Kosova, qytetarët do ta kenë mundësinë të nxjerrin dokumentet kryesore pa pasur nevojë të presin ne rend në komunë dhe qendrat e regjistrimeve.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla do të marrin pjesë sot në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë: Certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.
Ky lansim do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, në ora 12:00.

