Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, u shpreh se në fund të këtij viti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.
Ai theksoi se nga Gjermania ka marrë edhe mbështetjen e mirëkuptimin e plotë për anëtarësim në Këshill të Evropës.
“Kërkesa jonë për mbështetje për anëtarësim në Këshill të Evropës ka hasur në mirëkuptim të plotë, do të vazhdojmë edhe në aspiratën tonë për aplikim në BE fund të këtij viti.” Kurti e ka quajtur vizitë historike ardhjen e Scholz në Kosovë dhe tha se kjo po vjen në një moment vendimtar për rajonin.
Lexo po ashtu: SHBA-ja i bën thirrje Putinit të pranojë realitetin dhe të tërheqë trupat nga Ukraina