Tha njëri – Torturë është mësimi i shqipes standarde. Më vjen keq për austriakët që mësojnë gjermanishten standarde. Ua qaj hallin zviceranëve po ashtu, popull me tre gjuhë, e asnjëra prej tyre nuk e ka standardin të bazuar në ndonjë dialekt lokal.
Tha tjetri – Atij që i qan zemra për bashkimin kombëtar, po t’ia vënë si kusht mëson edhe eskimezçen. Por ai qëllim do punë e sakrificë, më lehtë është t‘u frysh fyejve identitarë. E nëse je “influencer” edhe më mirë paguhesh si fyelltar, dorën në zemër.
Tha i treti – Ç’na duhet shqipja, historia, filozofia, letërsia, humanitetet – këto vetëm sa ua rrisin peshën çantave që vogëlushët tanë gjenialë mbajnë mbi shpinë. T’i heqim shkronjat si ë apo ç, po edhe digramet. Na mjaftojnë 15-16 shkronja e 3-400 fjalë, sa për të mos e bajatosur twitterin. Programim, marketing, dhe anglisht-gjermanisht mjaftojnë për fëmijët tanë. Suksesi është paraja, paraja fitohet në treg, shkollimi duhet të të përgatisë për treg.
Çfarë bashkimi e çfarë kombi, ne po rrisim qytetarë të botës. Madje më saktë, konsumatorë dhe konkurrentë, se termi qytetar ka mbetur i zbrazët.
I katërti u krodh në det, si në një poezi të një shkrimtari bregdetas./Arbër Zaimi/
Lexo po ashtu:  Një ministër (i) mangët…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *