Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

“Kjo është ajo që njohësit evropianë të bretkosave, mëlçive dhe spagetit duan: Të vizitojnë Kievin”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Komentin e ashpër e kja bërë në Twitter nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev.

Ai ka ironizuar udhëtimin në Kiev të presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit italian Mario Draghi.

Skifteri i Putinit shkruan: “Evropianët duan të vizitojnë Kievin, por është e kotë sepse kjo nuk e afron Ukrainën me paqen.

Ata ngritën gorilka (vodka, por Medvedev përdori fjalën që parlamenti ukrainas kërkoi të përdorte në vend të saj) dhe shkuan në shtëpi me tren, si 100 vjet më parë. Dhe gjithçka është në rregull”.

Për nënpresidentin e Këshillit të Sigurimit rus, përfitimet e këtij udhëtimi janë zero.

Lexo po ashtu:  Patriotët trima ukrainas në mbrojtje të centralit më të madh bërthamor në Evropë

“Kanë premtuar sërish se do të hyjë në BE”, – ka shkruar duke e mbyllur me një paralajmërim: “Koha po mbaron” ndoshta duke iu referuar konfliktit në Ukrainë, i cili tani ka arritur në ditën e 113-të.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *