Të tre vendet që kanë përqafur Ballkanin e Hapur po përgatiten të bojkotojnë samitin me Bashkimin Evropian që do të zhvillohet të enjten më 23 qershor në Bruksel.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi i pari se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë. Vuçiç tha të martën se do të konsultohet me liderët e Open Balkan dhe qeverinë serbe për këtë çështje.

“Do të pres të konsultohemi në kuadër të Open Balkan me zotin Rama dhe zotin Kovaçevski. Do ta konsultoj dhe me qeverinë. Pastaj do të marrim vendim, nëse do të shkojmë në Bruksel dhe cili do të jetë pozicioni ynë”, tha Vuçiç.

Pas paralajmërimit të presidentit serb, foli edhe kryeministri ynë duke ngritur pyetjen: Çfarë të bëjmë atje?

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkruajti Rama në Twitter.

Lexo po ashtu:  Ligji për fenë/ Abazoviç: Nëse Gjukanoviç shkel kushtetutën, do ta zëvendësojmë

Konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor do të mbahet një ditë para sesionit të Këshillit të BE-së 23- 24 qershor, që pritet të vendosë për integrimin e vendeve të rajonit.

Shqipëria dhe RMV presin hapjen e negociatave, gjë e cila kërkon heqjen e vetos nga Bullgaria, kurse Kosova pret liberalizimin e vizave.

Mirëpo ky vendim i vendeve të Open Balkan hap më shumë sesa një problem. E para: Cilët janë partnerët strategjikë të Shqipërisë me të cilët Rama u konsultua për këtë vendim, Beogradi dhe Shkupi, apo SHBA e BE?

Vetëm pak ditë më parë, Gabriel Escobar tha nga Ohri që Open Ballkan s’duhet të jetë nismë politike (ndërkohe të tre liderët u konsultokan per punë politike në ketë nismë). Ai porositi gjithashtu se ajo s’duhet të jetë kundër integrimit europian, por të tre liderët po bëjnë pikërisht këtë.

Dyshimet janë se kryeministri shqiptar po i bën me këtë akt një qokë Vuçiçit, i cili në samit do të përballej me presionin e fortë të vendeve të BE për t’i vënë sanksione Rusisë.

Lexo po ashtu:  Despoti Vuçiq i blen ushtrisë serbe dronë kamikaz nga bota arabe, e përmend Rusinë

Duke bojkotuar në grup, presidenti serb e shmang këtë trysni. Pasi për ndryshe, po t’u besojmë, fjalë për fjalë, atyre që thotë Rama, pra se takimi nuk ka vlerë pasi ata prapë mund të na thonë një “JO” me edukatë, pse duhej që ky vendim të merrej bashkarisht me Vuçiçin? Ai ndoshta mund të dakordohej me Maqedoninë, por aspak me Beogradin që nuk ka lidhje me hapjen e negociatave.

Pra është e qartë se Rama nuk thotë të tërë të vërtetën dhe se dyshimet janë që ai po bojkoton samitin e vendeve të BE me Ballkanin Perëndimor, për t’i bërë një tjetër qokë aleatit të tij serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *