Poezi nga Mahatma Gandhi

Merr një buzëqeshje,

dhuroja atyre që nuk e kanë patur asnjëherë.

Merr një rreze dielli,

dhe bëje të fluturojë atje ku mbretëron nata.

Zbulo një burim,

bëj të lahen ata që jetojnë në baltë.

Merr një lot

vendose në syrin e atyre që nuk kanë qarë kurrë.

Merr kurajën

dhe vendose në shpirtin e kujt nuk di të luftojë

Zbulo jetën,

rrëfeja atyre që nuk dinë ta kuptojnë

Merr shpresën,

dhe jeto në dritën e saj

Merr bollëkun,

dhe dhuroja kujt nuk di të dhurojë

Zbulo dashurinë,

dhe bëja të njohur botës.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  - Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash - Poezia e fuqishme e Rudyard Kipling

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *