Ky është një debat i cili zhvillohet pothuajse në çdo familje. Kush ka nevojë për më shumë gjumë dhe përse? Një studim i ri e ka gjetur përgjigjen.

Siç rezulton, gratë kërkojnë nivele më të larta të aktivitetit dhe si rrjedhim kanë nevojë për më shumë pushim. Por përse ndodh kështu? Sepse truri i grave është i ndërtuar në mënyrë të atillë që të jetë shumë-funksional, aktivitet i cili ka nevojë për më tepër energji.

Por për sa më tepër gjumë kanë nevojë ato?

Studimi ka zbuluar se gratë kanë nevojë për 20 minuta më tepër gjumë, secilën natë. Sipas profesorit i cili e ka bërë këtë studim, kjo sasi gjumi ishte e domosdoshme për shkak të kompleksitetit dhe intensitetit të aktivitetit të trurit të tyre gjatë ditës.

“Sa më shumë e përdorini trurin gjatë ditës, aq më shumë pjesë të tij do të kenë nevojë për “rimbushje”, pra kanë nevojë për më shumë gjumë” është shprehur profesori.

“Gratë kanë prirje të jenë shumë funksionale – ato bëjnë shumë gjëra në kohën e njejtë dhe janë me fleksibile – dhe kështu ato e përdorin më shumë trurin se sa meshkujt. Për shkak të kësaj, nevojat e tyre për gjumë janë më të mëdha. Kjo nevojë mesatarisht është 20 minuta, por disa gra mund të kenë nevojë për pak më shumë ose më pak” është shprehur ai.

Lexo po ashtu:  E dini për çfarë duhet të jeni krenarë sipas shenjës suaj të horoskopit?

Interesant është fakti që gjumi i keq tek gratë shpie edhe deri tek efektet anësore si armiqësia, depresioni zemërimi, por jo edhe tek burrat.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *