Uji më i vjetër në botë është zbuluar nga studiuesit në Kanada.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Një kërkim 17-vjeçar i minierës Kidd Creek Mine të Ontario zbuloi ujin që ishte bllokuar midis shkëmbinjve për 1.6 miliardë vjet, sipas ekipit në Universitetin e Torontos.
Pasi vizituan për herë të parë Kidd Creek në 1992, gjeologia Barbara Sherëood Lollar dhe kolegët e saj do të ktheheshin në vend shumë herë gjatë viteve në kërkim të ujit të bllokuar brenda shkëmbinjve të zonës së vjetër të minierave.

Mosha e vërtetë e ujit nuk ishte menjëherë e dukshme për studiuesit – vetëm kur e hulumtoi atë më tej, ekipi arriti të kuptojë madhësinë e vërtetë të gjetjeve të tyre.
Brenda ujit u gjet një lloj bakteresh që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në tokë dhe ishte një nga të dhënat e para që burimi i ujit mund të jetë shumë më i vjetër nga sa mendohej.
Mostrat u dërguan në Universitetin e Oksfordit dhe u testuan duke përdorur një spektrometër. U deshën katër vjet prova rigoroze për të konfirmuar një moshë të saktë për ujin.
Scan
Burimi: Euronews




