Ditët e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të temperaturave në vendin tonë. Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes, ndërsa na japin edhe disa këshilla.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.-Mos ekspozoni fëmijët në diell deri në moshën gjashtë muaj
-Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat

-U lagni flokët shpesh
-U vini syze dielli me filtra të veçantë mbrojtjeje, të certifikuar me markën CE
-Përdorni produkte për fëmijë me faktor mbrojtës jo më pak se 20, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte rezistente ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50
-Vishni rroba të gjera prej pambuku ose liri.




