Shefi i NASA-s, Jim Bridenstine, ka paralajmëruar se meteorët janë “një kërcënim për planetin”.

“Kjo nuk ka të bëjë rrëfime Hollivudi, nuk ka të bëjë me filma. Ky informacion është në fund të fundit për mbrojtjen e planetit të vetëm që ne e njohim si strehë për jetën”, tha ai të hënën, duke folur në Konferencën e Mbrojtjes së Planetit në Uashington D.C.

Bridenstine foli për një meteor që shpërtheu në shkurt të viti 2013 mbi Rusinë. Ky shpërthim tronditi rajonin e Uralave të Rusisë. Më shumë se 1,000 njerëz u plagosën, duke përfshirë më shumë se 200 fëmijë. Shumë njerëz u lënduan nga xhamat që thyheshin pa ndërprerë si pasojë e forcës së zërit që pasoi shpërthimin e meteorit.

“Ai meteor ishte më i ndritshëm se dielli në momentin kur hyri në atmosferën e Tokës. Njerëzit mund të ndienin nxehtësinë nga ky objekt prej 62 kilometra larg”, tha Bridenstine.

“Kur meteori shpërtheu 28 kilometra larg nga sipëfaqja e tokës, kishte fuqi 30 herë më të madhe se bomba atomike në Hiroshima,” tha Bridenstine, duke shtuar se meteori kishte dëmtuar ndërtesat në gjashtë qytete.

Lexo po ashtu:  Nuk veproi ndaj postimit të Trump, punonjësit e Facebook shprehen kundër vendimit të Zuckerberg

“Do të doja të ju them se këto ndodhi janë tejet të rralla, por nuk janë,” thotë Bridenstine. Ai thotë se sipas parashikimeve të NASA-s, ngjarje të tilla pritet të nodhin një herë në 60 vite. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *