Luftëtarët vikingë merrnin energji nga një çaj halucogjenë para sulmeve brutale përgjatë Europës veriore, thonë shkencëtarët.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Luftëtarët elitarë, që shkonin në beteja pa mburoja, futeshin në një gjendje çmendurie kafshërore para luftimit, sipas historianëve. Thuhet se pas betejave, inati i tyre binte ndjeshëm. Tani shkencëtarët besojnë se sekreti pas sulmeve të tyre të tmerrshme ishin halucogjenët.
E njohur si ‘henbana e qelbur’, bima i bënte luftëtarët të zhvisheshin nga shumica e rrobave para betejës. Ajo e bën dhimbjen të ndihet më pak dhe i bën përdoruesit të paparashikueshëm dhe tepër agresivë, duke e larguar lidhjen e tyre me realitetin.

Karsten Fatur, një etnobotanist në universitetin e Ljbuljanës në Slloveni, thotë se vikingët mund të kenë bërë çaj me bimën ose ta kenë konsumuar me alkool.
“Bima të ul ndjesinë e dhimbjes dhe të bën të egër, të paparashikueshëm dhe tepër agresivë. Ajo gjithashtu të largon nga realiteti. Kjo do t’i ketë shtyrë ata të vrasin pa as një lloj morali. “
Ushtritë në të gjithë historinë e njerëzimit kanë përdorur drogëra që ndryshojnë mendjen e njeriut, duke përfshirë romakët, forcat amerikane në Vietnam dhe ushtarët e Hitlerit.




