“Unë nuk vjedh, kurse njerëzit vjedhin. Ndërkohë që në biznese të ndryshme shkruhet: “Ndalohet hyrja e kafshëve”. Unë nuk mallkoj, kurse njerëzit po. Ama në hyrje të kishave shkruhet: “Ndalohet hyrja e kafshëve”. Unë nuk korruptoj, nuk bëj skandale. Njerëzit i bëjnë këto, ndërkohë që në parlament nuk lejohet hyrja e kafshëve. Unë nuk kam nxitur luftëra, njerëzit po. Ama kudo shkruhet se njerëzit duhet tëbëjnë kujdes ndaj qenve.

Unë nuk kërkoj rryshfet për diçka që mund të bëj mirë, kurse njerëzit po. Ama unë përfundoj duke ecur rrugëve me zinxhir në qafë dhe me frikën se mund të më braktisin, sidomos përpara festave të mëdha (Krishtlindjet, Pashkët, Viti i Ri) ku njerëzit më shohin si një pengesë në shtëpi. Mendoni që një gjë tëtillë njerëzit e bëjnë edhe me ata që nuk kanë fuqi të mbrohen, me të moshuarit dhe të sëmurët. Atëherë, mendoni thellë për një moment: “Kush është realisht “qeni” në këtë shoqëri?”. – Anonim

Lexo po ashtu:  “Si mund të përballohet dhimbja?”. Ky dialog do t’ju emocionojë

Njerëzit në fakt janë bërë shumë hakmarrës me njëri-tjetrin. Nuk duan t’i shohin të tjerët më mirë se vetja dhe përveç kësaj, kur e shohin se nuk ia dalin dot në diskutime me të tjerët, mundohen ta nxjerrin inatin kafshëve. Nga ana tjetër, nga gjithçka e keqe që po dëgjojmë përditë, e kuptojmë qartë se njerëzimi ka marrë të tatëpjetën, ama sërish shpërndahen mesazhe se duhet të kemi frikë prej kafshëve.

Kush ka një kafshë shtëpiake, e di shumë mirë se sa qetësi të sjellin ato. Nuk duan shumë përkujdesje, thjesht larjet e vazhdueshme, ushqimin dhe pastrimin. Në momentin që del pasdite për një shëtitje, nuk tëkushton asgjë as të marrësh qenin me vete të shëtisë me ty. Ama kur vjen nga puna, pas një dite tëlodhshme, nuk ka moment më të lumtur se kur sheh se qeni apo macja jote të vijnë nëpër këmbë tëlumtur, në pritje të përkëdheljeve të tua. Nuk duhet të kemi frikë prej kafshëve, por prej njerëzve. Tëkëqijat më të mëdha na vijnë pikërisht prej njerëzve të tjerë…

Lexo po ashtu:  - Ndihem shumë më afër me natyrën dhe kafshët, se sa me njerëzit. E pranoj se e urrej shumicën e specieve njerëzore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *