Agjencia e lajmeve Reuters i ka kushtuar hapsirë deklaratës së kryeministrit Edi Rama se “Shqipëria është në bisedime me NATO-n për të ndërtuar një bazë detare në Porto Romano”.

Rama tha në konferencën për shtyp se Porto Romano, që ndodhet pranë qytetit bregdetar të Durrësit dhe synohet si porti më i madh i vendit, do të ketë një seksion tregtar si dhe një bazë detare ushtarake.

“Baza ushtarake do të ndërtohet dhe do të bashkëfinancohet nga NATO dhe Shqipëria”, – tha ai.

“Së shpejti do të kthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimet në lidhje me propozimin tonë… për instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri në Durrës”, – shtoi Rama.

Në maj, Rama tha se qeveria e tij po i ofronte NATO-s bazën e saj detare Pashaliman rreth 200 km (124 milje) në jug të Tiranës. Pashaliman u krijua nga Moska si një bazë nëndetëse në vitet 1950 për të pritur 12 nëndetëse pranë Vlorës, ku bashkohen detet Adriatik dhe Jon.

Lexo po ashtu:  Nagavci thotë se gjendja me COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit

NATO po rindërton tashmë bazën ajrore të Kuçovës, rreth 80 km (50 milje) në jug të Tiranës, që do të përdoret nga aleanca. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009.
Burimi: REUTERS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *