Diabeti rrit mundësinë e të prekurit nga sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë. Një sëmundje e cila shkaktohet nga sasia e lartë yndyrore në mëlçi edhe pse ju mund të konsumoni pak ose aspak alkool. Ajo zhvillohet kryesisht tek njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse ka zhvillim njëjtë mes atyre me diabet të tipit 1 dhe pjesës së popullsisë obeze, duke qenë se mbipesha është një nga shkaqet kryesore.

Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë shpesh herë nuk shfaq asnjë simptomë. Ajo rrit rrezikun e krijimit të sëmundjeve të zemrës, të veshkave, të cerozës dhe kancerit në mëlçi. Gjithashtu rol në zhvillimin e saj luajnë niveli i lartë i kolesterolit dhe presioni i lartë i gjakut. Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë kur kombinohet me diabetin e tipit 2 mund të çojë në përkeqësim të gjëndjes shëndetësore.

Mbrojtja më e mirë ndaj sëmundjes së mëlçisë yndyrore përfshin këto hapa :
• Mbajtja nën kontroll nivelit të sheqerit në gjak .
• Mbajtja nën kontroll e presionit të lartë të gjakut.
• Ruajtja e peshës ideale ose reduktimi i saj në rastin e mbipeshës.
• Mbajtja në normë e kolestrolit të keq dhe triglicerideve.
• Reduktimi i konsumit të alkoolit.

Lexo po ashtu:  5 shenja që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm kalori

Nëse diagnostikoheni me diabet doktori mund t’ju rekomandojë kryerjen e një ekzaminimi me ultratinguj të mëlçisë dhe monitorimin e saj me anë të testeve të gjakut.

Disa ushqime që ndihmojnë me pastrimin e mëlçisë
Qitro
Qitro është i pasur me vitaminë C, pektinë dhe antioksidantë. Këta të fundit neutralizojnë radikalet e lira dhe detoksifikojnë mëlçinë. Rekomandohet që njerëzit të pjnë nga një gotë të vogël me lëng qitroje në ditë ose të hanë nga një frut në ditë.

Panxhari
Panxhari përmban shumë flavonoidë dhe beta karoten, të cilat stimulojnë dhe përmirësojnë funksionet e mëlçisë. Për më tepër, panxhari është një pastrues natyral i gjakut.

Limoni
Limoni përmban një antioksidant të veçantë që aktivizon enzimat që janë përgjegjëse për pastrimin e mëlçisë. Sipas të dhënave vitamina C e ndihmon mëlçinë të prodhojë edhe enzima për tretjen dhe të përthithë më mirë mineralet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *